Reja synon top katërshin

Trajneri i Lazios, Edy Reja, thotë se top katërshi është synimi i tyre këtë sezon.
“Sigurisht është një test i pjekurisë tonë. Kur shikon në një ekip të rëndësishëm dhe arrin rezultatet që ne kemi arritur, qëndrueshmëria është vendimtare. Edhe në vështirësi, kur ndërrohej për shkak të lëndimit, ekipi ende ishte i jashtëzakonshëm”.

“Scudetto? Unë shpresoj se ne mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve. Presidenti ka harxhuar shumë para për të sjellë lojtarë kualitativ, pastaj ne do të shohim ku jemi në fund të sezonit. Nuk mund të them se ku mund të përfundojmë, por do të dëshiroja ky ekip të befasojë gjithkënd”, ka thënë Reja.