Karim Benzema e zhbllokoi takimin pas një asistimi të Cristiano Ronaldos (19’), ndërsa ky ishte goli i vetëm i vendasve në pjesën e parë.
Mesut Oezil bëri gjithçka vetë për ta turpëruar për të tretën herë portierin mysafir Hugo Lloris (55’).
Krosimin nga këndi të Ricardo Kaka e shfrytëzoi Sergio Ramos, i cili fillimisht tentoi me kokë dhe më pas me këmbë e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (81').
Takimi tjetër i Grupit D, i zhvilluar mes Dinamo Zagrebit dhe Ajaxit, ka përfunduar me epërsi prej 2-0 të holandezëve.
Pas kësaj xhiroje, Real Madridi kryeson me nëntë pikë, ndërsa Ajaxi dhe Lyoni kanë nga katër pikë.