Mbretërit i dhanë fund takimit që në gjysmën e parë, ndërsa serinë e golave e filloi Gonzalo Higuain, i cili pas një asistimi të Di Marias, shënoi për epërsinë e parë (11’).
Edhe në golin e parë të Ronaldos ishte asistues Di Maria (24’), ndërsa Xabi Alonso (28’) dhe Sergio Ramos (38’) i ndihmuan për ta kompletuar het-trikun.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi merr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Sevillas.





