QPR ankohet te FA

QPR ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës tregon se e ka njoftuar Federatën Angleze të Futbollit për një incident racist mes kapitenit të Chelseat, John Terry dhe lojtarit të QPR, Anton Ferdinand.
Terry ka mohuar të ketë bërë ofendim racist dhe menaxheri i Bluve, Andre Villas-Boas, i ka dhënë mbështetje, mirëpo QPR ka kumtuar se FA do të bëjë një hulumtim për këtë incident.

Presidenti i QPR, Tony Fernandes, ka deklaruara se klubi i qëndron prapa Ferdinandit dhe do të luftojë për ta larguar racizmin nga futbolli.