Pasanikët e PSG e kanë bërë Tevez cakun kryesor. Daily Star shkruan se PSG i ka ofruar Manchester Cytyt 40 milionë euro për argjentinasin.
Pronarët arab të klubit investuan mbi 85 milionë euro në përforcime gjatë verës dhe janë të gatshëm ta dyfishojnë atë nëse sigurojnë kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, me Tevez që do të ishte përforcimi i parë i radhës.





