Gjiganti torinez është në krye të kampionatit italian me 11 pikë nga pesë ndeshjet e para dhe Cannavaro beson se Juventusi është në gjendje që ta mbajë kreun me mesfushorin italian si lider.
“Transferi i Andrea Pirlos nga Milani te Juventusi e ka vënë baraspeshën në Serie A. ai është 32 vjeçar dhe në atë moshë unë fitova Topin e Artë. Në fillim të sezonit me Juventusin dhe Italinë, vërtet u befasova se si është përulur aq shumë një prej lojtarëve më të mirë të dekadës së kaluar”, theksoi Cannavaro.





