Piktorja dhe poetja Valdeta Berisha

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.

Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme.



 Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë.


 Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”.





 Herët në vegjëli nisi të ushtroi pikturimin e natyrës së atdheut Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë,duke kërkuar të përsosuren e saj në punime të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje,e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra.




Piktorja Valdeta Berisha





Shaban Cakolli

Dikur si fëmijë Valdete Berisha po e ëndërronte jetën plot diell e paqë.Ajo po e donte të bukurën, njerëzoren, miqësinë dhe shkollën, horizonte plotë dritë,pa i shkuar mendja se pushtuesi që qëndronte në mesin tonë art kishte shëmtimin,përndjekëjen dhe vrasëjet e të rinjëve tanë që duan atdheun të lirë dhe të bukur.

Valdetja nga fëmijëria deshti atdheun,shkollën,gjuhën,kombin,për të cilat po përdorte mjeshtritë e saja që i kishte dhunti ,por që dita ditës në stërvitje po fitonte eksperiencë të pashoqe,për të përdorur mjeshtritë e saja që ngjyrat e jetës të i zbukuroj me vargje dhe pikturë.Herët në vegjëli nisi të ushtroi pikturimin e natyrës së atdheut Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë,duke kërkuar të përsosuren e saj në punime të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje,e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra.

Mjeshtri e përsosur artesh të kombinuara e admirojnë më shumë ate bukuri ku figurat dhe vargjet u përgjigjen njëra-tjetrës.Valdete Berisha e lindur me një njohëje të thellë artistike,kishte qëllimin të ngjeshi rrugën e saj krijuese duke zgjedhur motivet e saja me vargje dhe ngjyra për të paraqitur të bukurën ku vdekja humb kuptimin e saj,dhe horizonti i krijimeve të saja mbushet oaza gjallërie.

Po Valdetja ishte ende e re të kuptoi se kishte pushtues zemërzi që art e kishin shëmtimin e të bukurës,që ngjyrërat e tyre përdoreshin vetëm në të zezën,se art e kishin mortin,dhe mort e përndjekje po sillnin mbi gjithçka shqiptare pa lënë anash artin dhe kulturën tonë.

Kohën kur Valdetja ishte në kulmin e punës, pushtuesi sllav u vu në përndjekje të saj vetëm e vetëm se krijonte të bukuren.Në këtë rrugë përndjekëjesh ajo mori në zemër artin e së bukurës dhe u strehua në Belgjikë,por për asnjë rast nuk u shkëput nga puna e saj e artit, edhe pse tani u detyrua që artit të vet të i ndërroj kahjet,ku qoftë në vargje qoftë në pikturë u përzien ngjyrërat e dhembjes dhe mallit.

Në kompozimet e Valdetes ajo siluetën e vet e ka zhytur në një dritë të praruar që vjen e transfiguron veprat e saja me sekretin e ngjyrërave,ku mjeshtria e magjishme e saj ju jep jetë dhe gjallëri ngjyrave edhe kur përshkruajnë krenarinë,edhe kur përshkruajnë dhimbjet,mallin,shpresën,u jep jetë të plotë e optimizëm gjithçkaje që e pikturon mes ngjyrërave.

Valdetja ka punuar ekspozita të pikturës të cilat i ka shpërnda në trojet shqiptare dhe Europiane,dhe kudo që janë ekspozuar janë cilësuar si punime të përsosura.Ajo këto dita do ti paraqet ekspozitat e saja para mërgimtarëve tanë nëpër landet gjermane,fillimisht në Heidelberg dhe pastaj në Ennepetal të landit NRW,në shënimin e 100 vjetorit të “NËNË TEREZËS”.Mërgimtarët tanë kanë shtuar interesimin të përcjellin punimet e saja të ndritshme të kësaj artistëje dhe poete e shquar.


Ekspozitat e saj ishin imazhe të një figure pakufi të situatës, që fatmirësisht vetëm arti arrin ta faktojë në një realitet pothuajse të tjetërsuar, ku fjala tkurret deri në “pafuqinë” e saj dhe imazhet i jep, duke i dhënë kuptimin e vërtetë termit “art bashkëkohor”.

Çdo peneli të hedhur me delikatesë dhe finesë artisti i nënshtrohej mendimit të pjekur, që i buronte nga galeria e pasur e shpirtit të edukuar për art. Detajonte deri në imtësitë më të vogla elementët e tablosë së re dhe dinte të dallonte atë që duhet të ishte si boshti i idesë së realizimit të kompozicionit artistik. 

Vepra me kohë ishte realizuar ne mendjen e saj, por punonte me kujdes për ta ofruar të gjallë me penel. Piktura e saj qëndron elegante, plot dritë, tejdukshmëri, e përpunuar në ngjyrë dhe të bën për vete, mbasi është tërësisht autoktone e shpirtit shqiptar. Kudo në motivet qytetare, ndihet drita, ajri e jeta e Shkodrës. Çdo milimetër e tabllosë së tij flet. Nuk kishte asgjë të rastit. Talenti, mendja e zemra ishin të unifikuar në një të tërë me emrin e vetëm ‘JETË SHQIPTARE’.
Ajo ka dashur të dëshmojë se zgjidhja klasike e harmonisë së përkryer nuk është e vetmja zgjidhje që mund të mendohet, mbasi thjeshtësia e natyrshme është njëra rrugë për të arritur bukurinë. E në këtë plan dhe këndvështrim, për dashamirësit më të rafinuar të artit, ngjyrimi me penel artistik ka edhe rrugë të tjera më pak të drejtpërdrejta për të arritur efekte tërheqëse me plot sukses.