Nga Ilirian Dahri
Ndërtimi dhe politika, ky është binomi i nevojshëm për t’u shndërruar super të pasur në Kinë. Në krye të listës janë imobiliaret që paraqesin 23,5% të të pasurve, të ndjekur nga industrialistët me (19,1%), ndërsa kush drejton shërbimet financiare (6,7%). Në ndryshim nga vendet të tjera të globit, ku të pasurit janë të angazhuar në sektorët e komunikacionit apo të telefonisë, në Kinë duket se janë akoma të lidhur me një fazë zhvillimi pararendëse të ekonomisë. Më i pasuri i sektorit është Xu Kiayin i Evergrande Real Estate, me një pasuri prej 6,7 miliardë dollarë, që pasohet, në vend të tretë, nga një grua (më e pasura e vendit) Wu Yajun që bën pjesë në një grup që në vitin 2010 ka shitur 81% të ofertave që kishte nxjerrë në treg, me kontrata që kapin shifrën e 5 miliardë dollarëve. Zonja në të njëjtën kohë bën pjesë në Kongresin Kombëtar të Popullit. Ndërsa 10% i 1000 personave më të pasur të Kinës, bëjnë pjesë në politikë. 75 prej tyre janë delegatë të Kongresit dhe 72 bëjnë pjesë në Partinë komuniste kineze. Sa më shumë para kanë aq dhe më i lartë është niveli i tyre në politikë. Një shembull mbi të gjithë të tjerët është Liang Weng, që është më i pasuri i Kinës dhe pastaj president i firmës më të madhe të industrisë së rëndë dhe ndoshta mund të jetë i pari sipërmarrës që do të kandidojë për në Komitetin Qendror të partisë. Vijojnë në listë (ka shumë lista shpeshherë të drejtuara nga vetë të pasurit kinezë), Li Yanhong më një pasuri prej 8,2 miliardë dollarë, Pan Wei me 710 milionë dollarë. Në listën e të pasurve, që prej vitit 1999 deri në vitin 2011, gjithçka ndryshon dukshëm. 13 vjet më parë super të pasurit arrinin në 50 persona ku spikaste Rong Yiren me vetëm 1 miliardë dollarë ndërsa sot lista përbëhet me më shumë se 1000 persona dhe më i pasuri është i njohuri Liang Wengen, 55 vjeç dhe një pasuri prej 11 miliardë dollarë. Kuriozitet paraqet edhe prejardhja e të pasurve, ku spikat mbi të gjitha rajoni i Guangdong, me 174 të pasur në 1000, të tillë ndërsa qyteti me më shumë të pasur është Shenzen (83 në 1000), ndërsa në Pekin vetëm 113 ndërsa në Makau dhe Tibet nga një. Dikush pre të pasurve kinezë quhet edhe “poeti” (në fakt emri i tij është Huang Nubo) por ndërkaq është i 161 në listën e madhe dhe i pëlqen të ngjitet si alpinist në male. Dhe nisur nga kjo zoti Nubo i ka propozuar Islandës që të blejë 0,35 të territorit të saj për një projekt imobiliar prej 100 milionë dollarësh dhe thuhet se e ka bërë për qëllime ambientaliste. Ndërkaq Nubo është edhe president i kolosit imobiliar Beijing Zhongkun Investment, zotëron shumë resorte dhe komplekse turistikë në Kinë dhe tani po mendon të fillojë të punojë jashtë kufijve të Kinës. Në fakt ka shkuar në Rejkjavik për t’u takuar me anëtarët e qeverisë islandeze duke i prpozuar blerjen e 300 km katror në veri lindje të ishullit dhe nëse kjo blerje do të shkonte mire mendohet se do të ndërtojë një eko-resort me kampe golfi. Flitet gjithashtu se investimi në fillim do të kapë shifrën e 200 milionë koronave, rreth 9 milionë dollarë dhe më vonë Beijing Zhomgkun Investment Group do të investojë deri në 100 milionë dollarë. Padyshim kjo do të sillte të mira edhe për vendin islandez që në 2008 kaloi një situatë tejet të vështirë në falimentimin e shumë bankave dhe me zhvlerësimin e koronës me 80%. Por dyshimet nuk mungojnë. Do të duheshin me të vërtetë 300 km katror për një kompleks turistik? Mos ndoshta Kina kërkon një dalje në pasuritë minerale të Arktikut? Sepse e vërtetë që Nubo ka qenë poet, alpinist por ka qenë edhe ministër i Departamentit Qendror të propagandës në qeverinë e Pekinit dhe ka punuar në ministrinë e Ndërtimit. Nga ana tjetër, dihet se prej kohësh Kina kërkon një lloj neokolonializmi të burimeve, nga Afrika në Amerikën e jugut dhe se ndërtimet e saj turistike janë prej kohësh shumë të rëndësishme dhe se në dy vitet që do të vijnë do të arrijë rekordin e ndërtimeve në 1182 kundrejt 754 që ka e gjithë Europa. Gjithsesi në komunikatën e tij ministri i Jashtëm i Islandës ka dhënë shumë siguri. Dikush tjetër ka nënvizuar se: “Kina ka qenë shumë aktive në blerje tokash në të gjithë botën, prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm me degëzimet ndërkombëtare”. Sidoqoftë Nubo di edhe të presë. Tani gjithçka është në dorën e qeverisë islandeze.





