Kemi raportuar të enjtën mbrëma se ishte vet sulmuesi që e kishte elefonuar presidentin e Interit, Massimo Moratti për t’i bërë të qartë se është në gjendje të kalojë te Interi gjatë dy muajve të pushimit në futbollin rus, nga janari e deri në mars. Hipoteza e cila në fillim ishte spekulim i rremë, tani duket të jetë reale.
“Pse të mos rikthehet te Interi kur kampionati rus është në pushim?”, theksoi Claudio Vigorelli, agjenti i kamerunasit.





