Nëpër faqet e librit "Zjarrmi e kthjelltë", lexuesi me ëndje mund ta lexojë poezinë, e cila është shkruar me një gjuhë të pastër, të qartë, si dhe me artikulim e tingëllimë të rrjedhshme poetike, ka thënë recensenti Nexhat Rexhaj
Poeti dhe prozatori Sabit Rrustemi, këto ditë, doli me veprën poetike, me titull "Zjarrmi e kthjelltë", botuar nga shtëpia botuese "Beqir Musliu".
Vëllimi poetik hapet me poezinë "Arnimi i shtëpisë", e shpërblyer me vendin e parë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, poezi e botuar në revistën "Fjala" në vitin e largët 1994, e rigjetur këtë vit. Rrustemi librin e ka konceptuar në këto cikle: Nëpër krahët e shqiponjës, Plisi i dhembjes, Hallkë domethënëse figuracioni metaforik
Fuqia e fjalës komunikon me pavdekësinë e jetës, sepse ai, edhe kur shkruan për dëshmorët, edhe kur shkruan për përditshmërinë aktualizuese, objektivizon qëllimin me figura të realizuara, nëpërmjet të cilave i jep jetë e gjallëri mesazhit përcaktues dhe identifikon atë me konkreten aktualizuese të kohës. Këto lidhje krijojnë ndërgjegjësimin e njeriut për të ardhmen, duke synuar gjithnjë në shpirtin kreativ dhe përjetësimin e dallueshëm ekzistencial me dimensione sa më afër imagjinatës dhe reales. Frymëzimi dhe gjetja e figuracionit metaforik janë hallka domethënëse, që shpalosin angazhimin në bashkërenditje e bashkëveprim me idetë poetike, të cilat konkretizojnë aktualen në frymën e modernitetit poetik, për të arrirë shkrirjen e imazhit në objektivitetin burimor dhe krijimin ambientit sa më origjinal, si edhe për gjetjen e mikrotoponimeve si ilustrim praktik.Mos qoftë thënë, Zbrazja e të pathënave, Po shumë më paske braktisur, Merre ma shtruar dhe cikli i fundit që ka vetëm një poezi - Më vetëton në sy. Recensenti i librit, Nexhat Rexhaj, ka thënë se poezia e shtruar në këtë vëllim përfshin poezi të shkruara që në vitet e tetëdhjeta, mirëpo pjesa më e madhe e poezive janë të shkruara në dy vjetët e fundit. Nëpër faqet e librit "Zjarrmi e kthjelltë", lexuesi me ëndje mund ta lexojë poezinë, e cila është shkruar me një gjuhë të pastër, të qartë, si dhe me artikulim e tingëllimë të rrjedhshme poetike. Sipas Rexhës, vargënimi i përmbajtjes ka harmonizonim estetik, nëpërmjet të cilit dëshmon se pena poetike e Sabit Rrustemit ka krijuar tanimë autencitetin krijues dhe dinamika e shtjellimit të vargjeve ka konceptimin origjinal si në kontekstin e kohëve, po ashtu edhe në relacionin e përpjekjeve për avancim sa më praktik si në brendi dhe në mbarështrimin e figuracionit, në përputhje me orbitën poetike. Rëndësia e vargut hapëron me kujdes në optikën e rrjedhshme edhe për lexuesin, edhe për tematikën e paraqitur në tërësinë e saj. Edhe në këtë vëllim poetik, Sabit Rrustemi ka arritur avancimin në përsosmërinë e qasjes artistike, sepse tematika e shtruar ka një heterogjenitet të pranueshëm për vetë lexuesin dhe koloritin e brendshëm, duke i dhënë kuptimin tërësisë së shtruar edhe si objektiv artistik, edhe si realizim brenda kopertinave të librit. Ai ka funksionalizuar vrojtimet e problematikës së shtjelluar në vepër.
Në vëllimin "Zjarrmi e kthjelltë", Sabit Rrustemi ka shfaqur idenë e konkretizuar, duke e motivuar atë në mosshterjen e frymëzimeve te tija poetike, si dhe në angazhimin e mëtejmë edhe për krijime e vlera sa më të arrira artistike.





