Neymar: Messi më i miri në botë

Sulmuesi brazilian Neymar ka shprehur admirimin e tij për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai ka ende shumë punë për të arritur nivelin e argjentinasit.
Duke folur para gazetarëve sulmuesi brazilian ka reaguar për të korrigjuar sugjerimet e tyre të cilat e quajtën atë një prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Ende kam shumë për të bërë për ta arritur atë, më i mirë është Messi”, ka thënë ylli i Santos.

I riu po ashtu ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Ronaldinhon.