Mourinho: Ronaldo nuk është egoist

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, këmbëngul se Cristiano Ronaldo nuk është lojtar egoist, përderisa Los Blancos po përgatiten për ndeshjen e tyre në La Liga ndaj Malagas.
Ronaldo nuk ka shënuar në La Liga që nga hettriku i shënuar ndaj Rayo Vallecanos muajin e kaluar, ndërsa goli i fundit i tij është shënuar ndaj Ajaxit më 27 shtator. Kjo ka bërë shumë analistë të besojnë se Ronaldo nuk është më egoist, një konstatim të cilin e konfirmon Mourinho.

“Unë gjithmonë kam thënë se Ronaldo nuk është lojtar egoist. Ai e ka ADN-në e tij të cilën nuk mund ta ndryshoj dhe nuk dua ta ndryshoj. Ai ka karakteristika të caktuara. Ekipi po luan mirë, po duket mirë dhe sulmuesit po shënojnë gola. Nuk jam i befasuar që Ronaldo po ndihet mirë”, tha Mourinho.