Moggi e ka karrierën të përfunduar pas skandalit të Calciopolit të cilin ai e ka krijuar, por për të cilin e akuzon Interin. Urrejtja për zi-kaltrit është shtuar te Moggi para derbit që zhvillohet sonte mbrëma.
“Pas Calciopolit, ata kanë thënë se vendimet e pa drejta duhet të pranohen për shkak të mënyrës se si janë bërë. E vërteta është se Interi nuk di si të humbasë, fillon të qajë dhe e humb toruan në vështirësinë e parë që i del përpara”.
“Unë nuk kam ndonjë problem me Interin, por shpresoj se Juventusi fiton me rezultat 10-0”, deklaroi Moggi





