Sipas Mundo Deportivo, drejtori i Milanit, Ariedo Braida, kishte udhëtuar në Spanjë për ta shikuar lojën e brazilianit kundër Espanyolit, ndërsa edhe pse Kaka po e kundërshton largimin nga Bernabeu, spekulimet nuk po ndalen rreth të ardhmes së tij.
Nga ana tjetër, Milannews.it raporton se mesfushori gjerman, Sami Khedira, është po ashtu në radarin e Rossonerëve.