Pas një harkimi nga këndi të Giallorossëve, Nicolas Burdisso u gjet më së miri për ta barazuar rezultatin (28’).
Dyshimit për fituesin i dha fund Zlatan Ibrahimovic, i cili sërish pas një harkimi të Aquilanit e mposhti me kokë portierin vendas (78’).
hjetë minuta më vonë, Bojan Krkic shfrytëzoi një top të kthyer për ta ngushtuar epërsinë, mirëpo vetëm sa për statistika.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në krye të tabelës, me një pikë më shumë se Juventusi që zhvillon derbin kryesor të javës kundër Interit.





