Alessandro Matri krijoi avantazh për vendasit (6’) duke devijuar topin pas goditjes së Claudio Marchisios.
Mirëpo, krosimin e Alexander Merkel e shfrytëzoi Marco Rossi për ta nivelizuar ndeshjen dhe për ta mbyllur gjysmën e parë me barazim (31’).
Ishte sërish Matri lojtari që i gëzoi tifozët në stadiumin e Juventusit (58’), mirëpo Andrea Caracciolo ua shoi këtë gëzim (85’).
Zonja e Vjetër do ta mbajë kreun e tabelës së paku deri pas zhvillimit të ndeshjeve tjera të kësaj jave.





