Në takimin e zhvilluar në Giuseppe Meazza, vendasit dukeshin më të rrezikshëm në fillim të ndeshjes, mirëpo ishin bardhezinjtë ata që realizuan të parët.
Nerazzurët u angazhuan maksimalisht duke e dominuar lojën në minutat në vijim dhe kjo rezultoi me golin e barazimit.
Ishte braziliani Maicon lojtari, i cili me një supergoditje e nivelizoi takimin (28’).
Në gjysmën e dytë zikaltrit luajtën më mirë duke krijuar raste dhe duke tentuar që të realizonin, mirëpo mbrojtja mysafire u tregua më e suksesshme. Ndërkohë, ka pasur raste kur vendasit kanë mundur të ndëshkoheshin nga kundërsulmet e Juves.
Me këtë fitore, Juventusi rikthen pozitën e parë që e mbajti pak çaste Milani, ndërsa ka diferencë prej dy pikësh nga Rossonerët.





