Pionier në shumë fusha
Duke folur për ndihmesën e Berjashit në publicistikë, kryetari i SHAI “Art Club”, mr. Haxhi Shabani tha se ndihmesa e tij “për shqiptarët në Malin e Zi është e dorës së parë, sepse ai duke qenë korrespondent i “Rilindjes” për shumë vjet, arriti që me dhënien e informacioneve për trevat shqiptare të kësaj ane, të bëjë integrimin e tyre ne mediumin themelor për shqiptarët e ish Jugosllavisë”.
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini organizoi të hënën në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin mbrëmje kushtuar 60-vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të krijimtarisë së shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Berjashi.
Kryetari i SHAI “Art Club”, mr. Haxhi Shabani, theksoi se portretin e shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Berjashi duhet parë në tri fusha: në gazetari, në letërsi dhe në organizimin e veprimtarive kulturore.
Sipas Shabanit, edhe pse Berjashi është përfaqësues i brezit të mesëm në fushat e përmendura, për shqiptarët në Malin e Zi ka edhe rolin e pionierit.
Duke folur për ndihmesën e Berjashit në publicistikë, Shabani tha se ndihmesa e tij “për shqiptarët në Malin e Zi është e dorës së parë, sepse ai duke qenë korrespondent i “Rilindjes” për shumë vjet, arriti që me dhënien e informacioneve për trevat shqiptare të kësaj ane, të bëjë integrimin e tyre ne mediumin themelor për shqiptarët e ish Jugosllavisë”.
Sa i përket kontributit të Berjashit në fushën e letërsisë te shqiptarët në Mal të Zi, ai tha se “Berjashi është pa dyshim një nga emrat që e ka mbajtur gjallë këtë gem të letërsisë shqiptare në përgjithësi”.
Shabani vlerësoi edhe rolin e Ibrahim Berjashit si organizator kulturor, duke theksuar se ai ka dhënë një ndihmesë në krijimin e shoqatave kulturore.
“Ai është ideator, një nga themeluesit dhe kryetar i parë i SHAI “Art Club”, tha Shabani.
Vetë Berjashi tha se “të merresh me gazetari është punë më e vështirë sesa e minatorit”.
“Nuk ka profesion më të vështirë. Unë e kam një ves shumë të keq - jetoj me lajmin 24 orë dhe ai është pjesë e jetës sime. Kam hyrë në një tunel. Cila do të jetë dalja ime nuk e di”, theksoi ai.
Për veprimtarinë e Berjashit gjatë mbrëmjes folën edhe dr. Bahri Brisku, shkrimtari Hajro Ulqinaku, drejtori i Televizionit “Teuta”, Izedin Dino Ramoviq, kompozitori Fiqiri Hasanaga, këngëtari dhe drejtori i Qendrës së Kulturës në Ulqin, Shaban Gjeka, deputeti Luigj Shkreli dhe shkrimtari Asllan Bisha.
Po ashtu lexuan poezi shkrimtari Hajro Ulqinaku, poetet Lumnije Hoxha dhe Senada Veliqi, poeti Hajredin Kovaçi, Ali Gjeçbritaj, kurse nxënëset e shkollës së mesme Jehona Salaj, Marina Luloviq, Antigona Nimanbegu dhe Rita Lulgjuraj deklamuan vargje nga krijimtaria e Berjashit.
I.Kallaba
Berjashi, përveç se shkruan për gjëra interesante, që ngacmojnë kureshtjen dhe nxisin fantazinë e fëmijëve, tregon edhe mjeshtri shkrimi. Leksiku i tij është i kapshëm për lexuesit e vegjël, gjuha e rrëfimit është e thjeshtë, spontane dhe e qartë, fjalitë nuk janë tepër të gjata, personazhet janë të individualizuar mirë - me pak fjalë... Ai këtu del një prozator i mirë.
Anton Gojçaj
Se gazetaria dhe letërsia mund të shkojnë bashkë, këtë e dëshmon edhe Ibrahim Berjashi. Ai shkruan për të rritur dhe fëmijë dhe është ndër krijuesit e njohur të letërsisë shqipe në Mal të Zi.
Vëllimi me tregime "Floçka e liqenit" ka gjithsej tridhjetë tregime, të ndara në katër pjesë (cikle).
Të shkruash për fëmijë do të thotë të kultivosh një formë të të shkruarit që përveç veçorive standarde artistiko-letrare nënkupton edhe disa specifika që e veçojnë nga letërsia për të rriturit.
Interpretimi që merr parasysh disa nga kërkesat kryesore të letërsisë për fëmijë (dhënien e disa informacioneve/njohurive të reja, pastaj funksioni argëtues, edukativ dhe estetik) mzu duk i përshtatshëm për tzi bërë një analizë të qëndrueshme "anatomisë" letrare-artistike të këtij libri.
Pjesa dërrmuese e tregimeve të Berjashit zhvillohen në liqen, apo në brigjet e tij, por disa edhe në Ulqin, gjegjësisht në (breg)det. Lexuesi i ri në këto tregime p.sh. mund të mësojë disa fjalë nga leksiku i peshkatarëve (objektet lundruese dhe pjesët e tyre: suli, lundra, motoskafi, anija, popja, kiçi, kuverta, rremat, spiranca, grepi, fuzhnja, njica, tratka etj., pastaj disa emra peshqish: krapi, sardelja, gjumëca, por edhe shpezësh e kafshësh: pulëbardha, rosaku, albatrosi, madje edhe kali, dhelpra dhe ujku paraqiten krahas tyre, e gjithashtu edhe emra (vendesh) karakteristikë për viset buzë ujërave: vau, gjiri, ishulli, liqeni, deti, mandej këneta, kallmishta, bollujca, llopufi, shelgjishta...). Këto fjalë jo vetëm se e pasurojnë fjalorin e fëmijëve, por si rrjedhojë edhe i zgjerojnë njohuritë e tyre.
Një tjetër kontribut i këtyre tregimeve është se në disa prej tyre kryepersonazhet, që janë më së shpeshti dy fëmijët simpatikë - Jani dhe Fani, ndërmarrin ekspedita të vogla hulumtuese, siç ndodh për shembull në tregimin "Kali i drunjtë". Aventurierët e rinj p.sh. zbulojnë një anije të mbytur dhe madje nxjerrin në sipërfaqe edhe amfora me vlerë. Në këtë mënyrë, autori duke shkruar për liqenin dhe thesaret e fshehura në të, njëkohësisht ngjall dashuri dhe respekt për liqenin, por ngacmon edhe kureshtjen e fëmijëve që te ndonjëri mund të ndezë dritën jeshile për të marrë rrugën e studiuesit të ardhshëm të arkeologjisë apo historisë.
("- Kjo anije është e vjetër dy mijë vjet, - filloi Petriti. - Këtu për rreth liqenit jetonin labeatët. Ata bënin tregti me liburnët, të cilët njiheshin si mjeshtër të zotë për ndërtimin e anijeve. E kishin traditë që në kiç të gdhendnin ndonjë totem - kokë ujku, gjarpër..." - "Kali i drunjtë")
Personazhi i Floçkës, që i jep emrin librit, është huazuar me sukses nga folklori kombëtar, por në tregimin "Floçka e liqenit" autori krijon një rrëfim origjinal në fillim aq të bukur ("Dy të rinjtë dashurinë e palosën në shami prej dielli edhe e futën në vazot më të thella të zemrës."), por në fund edhe aq pikëllues, sepse Iliri është larguar në det kurse Floçka, nusja e tij me dy fëmijë e pret e dëshpëruar. ("Mbase një ditë do të kthehet Iliri, - foli Floçka duke kujtuar me aq mall ditët kur ia dhuroi krejt çka fshihte në shpirtin e saj të trazuar. E shtrirë në kullë, me një sy mundohej të flejë, kurse me tjetrin sodiste liqenin në sfond. Pos ndonjë pulëbardhe që ka humbur rrugën, në Vaun e Arbneshit tash sa kohë nuk dëgjohet askush.)
Sikur ta lexoja si një rrëfim alegorik, fare lehtë Floçkën do ta merrja si një simbol për vetë liqenin e Shkodrës (çzmë bie ndërmend Rozafa!?) që me shumë mallë pret kthimin e "ilirëve" të vet.
Tregimi është shumë i bukur, megjithëse doza e dhimbjes mund të jetë tepër e fortë për fëmijë.
Humori është shumë i rëndësishëm në letërsinë për fëmijë. Këtë e di mirë edhe I. Berjashi, prandaj në tregimet e tij lexuesi takon mjaft skena me vlera të mirëfillta argëtuese e humoristike. Vetë Jani, njëri nga dy kryeprotagonistët e shumicës së tregimeve, që paraqitet edhe si narrator (rrëfimtar) në vetën e parë, rregullisht gjendet në situata komike, si p.sh. kur në tregimin "Frika" e ngatërron macen me ujkun, apo kur në tregimin "Kali i drunjtë", së pari hijen e anijes së mbytur nën ujë e shikon si një hije fantazmë, e pastaj edhe koka e kalit në kiçin e anijes i ngjason me një gjarpër laraman. Prandaj ai edhe mban nofkën Jan frikacaku, të cilën nuk e do, por që shpesh e mishëron.
Humori i Berjashit është i realizuar mirë, kryesisht i natyrshëm dhe besoj i përshtatshëm për psikologjinë e fëmijëve. Ky gjykim vlen për të gjitha tregimet e këtij vëllimi, veç jo për "Kuleta me bisht", që është hartuar mirë stilistikisht, por si ngjarje nuk është një gjetje e papritur, prandaj duke qenë një truk aq i njohur nga përvoja jonë e përditshme, mund të kritikohet për mungesë origjinaliteti.
Ndërkaq, një tregim që më ka pëlqyer mjaft në këtë kënd vrojtimi është "Peshku". Edhe tregimi "Bima e kripës", veç tjerash, përmban vlera të konsiderueshme argëtuese.
Jam më se i bindur se falë humorit të shëndoshë e të sinqertë dhe vlerave argëtuese që ofrojnë, këto tregime do të priten mirë nga fëmijët.
Studiuesit bashkëkohorë të letërsisë për fëmijë parapëlqejnë që vlerat edukuese tzi përfillin shumë më pak se në të kaluarën. Ata mendojnë se vlerat argëtuese dhe ato estetike, por edhe ato gnoseologjike, janë shumë më të rëndësishme sesa vlerat pedagogjike, apo moralizimet didaktike.
Ibrahim Berjashi di të bëjë humor, por ai nuk e humb nga vëmendja se fëmijët janë krijesa të njoma që kanë nevojë për këshilla, për mësime dhe për edukatë. Disa nga tregimet e tij janë mjaft të realizuara në këtë segment, madje fjalitë përmbyllëse të tyre nganjëherë janë porosi të mirëfillta, moralizuese (p.sh. "Kuleta me bisht", "Letra gjysmë e grisur"...).
Një problem në vete në teorinë dhe kritikën e letërsisë për fëmijë paraqet çështja se a duhet lejuar që veprat letrare për fëmijë të kenë përmbajtje që mund të japin mesazhe të diskutueshme (?). Tregimet "Canushi" dhe "Lulushi" vërtet janë tregime interesante dhe shumë prekëse, që kanë përfundime të bukura dhe me porosi shumë humane, por në to përmendet një personazh negativ, i paraqitur me një emër të përgjithshëm, njerka, (që i tillë haset edhe në përrallat popullore, por edhe te vëllezërit Grimm dhe te Anderseni), e që në kontekstin e jetës moderne, kur divorcet dhe martesat për të dytën, të tretën... herë janë gjithnjë e më të shpeshta, tregimet si ky mund të kontribuojnë në krijimin e paragjykimeve për njerkat moderne që në jetën e përditshme nuk është e thënë që të jenë gjithmonë dhe papërjashtimisht: shtriga zemërliga. Përndryshe, Canushi dhe Lulushi janë ndër personazhet më simpatikë të librit.
Edhe një sqarim për të shmangur keqkuptimin: vërejtjen e mësipërme duhet kuptuar si të natyrës "pedagogjike" (që sot bëhet rrallë), e jo estetike!
Berjashi, përveç se shkruan për gjëra interesante, që ngacmojnë kureshtjen dhe nxisin fantazinë e fëmijëve, tregon edhe mjeshtri shkrimi. Leksiku i tij është i kapshëm për lexuesit e vegjël, gjuha e rrëfimit është e thjeshtë, spontane dhe e qartë, fjalitë nuk janë tepër të gjata, personazhet janë të individualizuara mirë - me pak fjalë... Ai këtu del një prozator i mirë.
Arti i tij shkëlqen herë pas here, madje me shumë forcë. Ja disa përshkrime shumë të bukura: "Kur dielli nxori syrin mbi Bjeshkët e Nemuna, liqenit i ishin qetësuar valët. Dukej si një foshnje që ëndërron ëmbël në djep." ("Lundra e humbur") ose: "Pullazet e shtëpive fishkëllonin si tel violine." (Shkundëtari), apo: "Sytë e saj dukeshin si ndonjë arkë magjike, e mbushur margaritarë. Kur i hapte qepallat, rrezet e diellit piknin ar mbi shuplakat e bjeshkës, gufonte e gufonte blerimi. Kur këndonte, zëri i saj tundte malet, e bilbilat në atë melodi nuk pushonin dot duke u puthur." ("Baresha")
Fragmente të tilla, të qëndisura me shprehje të pasura dhe stilistikisht të bukura, të cilat gjithsesi edhe e "edukojnë" shijen estetike të lexuesit të ri, gjenden pothuaj në të gjitha tregimet e këtij libri.
Pas këtij vështrimi, ndoshta edhe tepër "akademik" e cikërrimtar kur kihet parasysh sa rrallë botohen libra të tillë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, do të ishte e padrejtë sikur Ibrahim Berjashi të mos përgëzohej për liqenin e mrekullueshëm me thesaret e tij të fshehta që ua zbulon fëmijëve. Jam më se i sigurt se "Floçkën e liqenit" do ta lexojnë me ëndje jo vetëm fëmijët në Mal të Zi, por edhe në trevat e tjera ku lexohet shqip. Natyra e këtyre tregimeve është e tillë sa që mendoj se sikur të përktheheshin në ndonjë gjuhë të huaj, do të priteshin gjithashtu mirë.

DYER QE S’HAPPEN Kam ardhur me të gjitha historitë Dhe fusnotat e ruajtura nën lëkurën e gjarpërit Hape portën, jam unë që të kam kërkuar kaherë Mos ma vërbo syrin me pendël hutini Adresa ime nuk ka ndërruar As javën e përmbytjeve të mëdha. Hapi dyert, nuk jam as Don Kishot as Pirro Personazhe të kësaj drame fatkeqe jemi unë e ti Mos kërko të firmos me gjak fletpalosjen Se më vrave nën pjergullën e sorrave’ Hapi dyert ime zonjë të shpallë dashuri si motit. | METAMORFOZE Duke ikur nga nata e përrallave të zeza Sheshet e meteorëve U emëruan dhimbje e historisë sime. Ekspozitë që djeg në shpirtë Edhe gjumin ta vjedh me gojë ujkonje Kjo ishte e tëra Që hyri në bllokun e xhepit tim prej bore. Durimi, i biri i Havushës e Ademit Tiranas i pasher, njizetvjeçar U ripagëzua sot në Athinë, Niko. Edhe shpresa vlonjate porosit nga Hamburgu Tash e tutje duhet kërkuar Ursullën Adresë tjetër nuk pranohet. E kush do të jemk unë Stinëve që vjen pas vitheve të pelës A e di njeri këtë parashikim shurran. |
PERSOSMERIA E FORMES Më nuk jemi tradicionalë Sepse në korzo dalim me një këpucë Me bisht dhelpre pas shpine Syzet për diell i vëmë edhe natën Kiur shtrihemi në “krevatin francez”. Sa shumë jemi përsosur S’ka djallë ta definojë Këtë mit të hijes sonë. Cdo ditë lëngëzojmë shtrembër Nga xhelozia për parajsë e kosmos. Në rrugë përshëndetemi me dorë të majtë E gjumi s’na zë Pa përtypur gomë aromatike Por shëmbët përsëri po na prishen. | STINE E MBRAPSHTE Tërë verën i kemi ndjekur mushkajat Edhe ethet s’na kanë ikur nga gjymtyrët Nuk vriten farmacistët tataloshë Që s’kishin hapa qetësimi për pacientët e gjorë As amerikanët llupeshë t’I hidhnin n’litar Pse mbeten pa frymë n’krevatin francez Me prostitutat ruse e motrat shqiptare Ec e bindi malsorët e Briskut të poshtëm Të ma heqin thikën nga qafa ime e hollë Për ta mbajtur një meshë buzukiane Në kishen e dënuar me vdekje Edhe Balshën e tretë deshën ta nxjerrin nga varri Se kishte pas thënë ditën e Motit të Madh - jemi të një gjaku Sa stinë e mbrapshtë! |
ME KISHTE PAS HARRUAR ROZAFA Sëmundja e ujit e kishte përbirë Si një kokërr portokalli Trupin tim të verdhë Postjerët adresën Më kot e kërkonin në tryezën e dallëndysheve Qyteti po vdiste nga tërbimi i kluajve të tredhur. Dita e vjeljes së ullinjve Po hynte në javën e tretë Kush të futet i pari në laboratorium Për të konstatuar grupin e gjakut Në udhëkryq vetëm ora e zezë ulërinë Kur t’i shtrijmë gjymtyrët e mpirë. Se ç’ishte çmendur Uliam Shekspiri Në dasmën e peshqve me Hamletin marroq Edhe njëqind vjetë po lutej Sabetaj Cevi Pas mureve të kullës së Balshajve Për të mos e zbuluar udhëtimin e mesisë Gjelat s’e thërrasin dot agimin. Më kot vizatojmë fletëve të zemrës lule Duket se e kanë ngrënë gjinkallat shiun Një stinë para se të vdiste gushti Mua më kishte harruar Rozafa Buzët fosile në shtëpinë e gjarpërit Vuajn dënimin Ura pikon vetëm lot harrimi. | RETORIKE C’kemi mbushur kokat folklor Botën e tredhim me një frymë Punë e madhe se ç’ka thotë demoni Kryesore historisë ia përkufizuam formën Uji do te vrapoje tatëpjetë malit Tash ka vdekur formula e vjetër Fatn e drejtojmë me telekomandë Asgjë nuk mbetet në shuplakën e Don Kishotit Edhe orës së murit ja kemi ndrruar ritmin Koha do të ecë për ne Cigare mund te pimë këmbë mbi këmbë Tërë naten e vetmisë së madhe |
ORA E BRAKTISJES Stinë e vashave troket në derë Mrekulli tjetër Nuk ka mbetur As në panairin e ëndrrave Se shuan deti etjen Sa një thërmi edhe dielli Midis syve tanë. Flisnin zemrat me drithërimë Plagët zgjohen nga gjumi As në librin e të harruarve shënim zyrtarë Se gjallojmë unë e ti Histori e çmendur E këtij mileniumi amoral Ishim të dënuar Të vdesim pa u takuar As diten e Shën Valentinit | PARODIA E NATES SE PARE Ti po vije nga një kohë miti Isha i gjorë për të luftuar në shesh Dhëmbët e gjarpërit kush i duron Ec e mos vdis midis ëndërrës e flakës Kush po thotë se në ditën e lumit Djalli s’i kishte hequr brekët Edhe luante dramën e Piratit pordhec Gjeli i pa mëshirë pret agimin pas dere Ama vdekja dhuratë shumë e vogel; Atë sekondë flijimi Pasqyra mërgon përtej kopshtit të çmendur Trupi im për tokë i kishte humbur të gjitha betejat Edhe sa shekuj duhet pritur kamarieren Për një kafe mëngjesi Mbase do të ringjallem. |
LETER POETEVE Ju poet keni zmerën e drerit Me plotikanët Punët u shkojnë pisk. E dini pse ka ndodhur ky incident Vashat adhurojnë poetët Vashat s’i duan politikanët Pushtetarë Mos firmosni dekretë Për ta dënuar poezinë me gjithë poetë. Bukuria e stinëve është e poetëve Politikan ju vdisni për atdhe Në mes shalëve të kameriereve. Poetët përherë mbesin të gjallë Në zemrat ne vashave. | CILA VDEKJE MUND TE JETE ME E EMBEL? Cila vdekje mund të jetë e ëmbël Hyrja në albumin e Majkël Xheksonit spirtuoz Apo nata e vetme në restaurantin “Teuta” Të kalasë së brishtë të Ulqinit baladë Cila ka më shumë hoje Buzëqeshja hemletiane e Rexhep Mitrovicës Skallëve të teatrit koqeqen të Parisit Bukuria e dhembjeve të Nënë Terezës në Kalkutë Apo dalja e Dedë Gjo Lulit Atje lartë në maje të Deçiqit s bashku me malësorë Për të thënë se jam Cila t’i qumështon buzët shumë më shumë Kalaveshi I rrushit të pjekur në fushën e Cemit Sharkia e Dervish Shaqës Apo shalët e Dijanës që e alivanosi përjetë princin anglez Nuk ka shije Vdekja nën këmishën e kërrmillit As me syze të zbritura mbi hundë |
E JASHTZAKONSHME Më kishin dënuar me vdekje Fshatarët e katundit Ljare Mua shtegtarin e braktisur. Në klinikën e errësirës Kishte mbetur e varur në litar Historia e sëmëmundjes “Gjysëmshekulli” zjarr e ankth Nëpër duart prej likeni Vetëm ëndërrat kishin ardhur me stinët Ishin ngrënë pa bukë Edhe tiset e kujtimeve. E Jashtzakonshme çerdhet e laraskës me një ve qyqeje në mes edhe kur bie shi etja puthë me gjethin e shelgut Unë një zog I plagosur Me trurin e shpërlarë nëpër kanalizim Frut I kësaj gështenje që s’rron dot Algë e orës së malit që pret të ushtrojë Nga zërat shqip Edhe pas ndërhyrjes klandestine të kirurgut Duhet ngritur me dekret nga varri të vdekurit Që t’u predikojnë të gjallëve Përse kaq shumë më është hapur zemra. |