Meksikani akoma nuk e ka shënuar një gol nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa tashmë kanë filluar krahasimet e tij me Ruud van Nistelrooy, i cili ka zhvilluar 138 ndeshje pa shënuar gol nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshi, përkundër rekordit prej 150 golash në 219 paraqitje.
I pyetur nga Inside United se kur do ta gjejë rrjetin nga distanca, Chicharito është përgjigjur: “Kurrë s’i dihet. Mendoj se një pjesë e arsyes pse nuk e kam bërë këtë ende është edhe për shkak të instruksioneve që marr nga Sir Alex”.
“Të jem i sinqertë, nuk më intereson si i shënoj golat- qoftë nëse shënon nga një metër ose nga gjysma, llogaritet njësoj. Goli është gol”, ka shtuar Hernandez.