Guidolin: Napoli ekipi më i mirë në Itali

Trajneri i Udineses, Francesco Guidolin, mendon se ata u mposhtën nga ekipi më i mirë në Itali në takimin e mbrëmshëm.
Udine u mposht 2-0 në fushë të Napolit duke humbur kështu edhe kreun, të cilin tash e mban Juventusi.

“Do të thosha se Napoli bëri diçka më shumë se që bëmë ne, veçanërisht pasi ata kërkuan rezultatin me një egërsi të madhe. Është vërtet për të ardhur keq që ne pranuam atë golin e dytë vetëm disa moment pas mbrojtjes së mrekullueshme të Morgan De Sanctis që na pengoi neve të barazojmë”.

“Mbetem me bindjen se Napoli është ekipi më i fuqishëm në Itali për momentin, që luan një futboll të bukur, dinamik dhe kualitativ”, ka thënë Guidolin.