Francezi, i cili luan te Blutë që nga viti 2007, shpreson që të ndjekë hapat e dyshes së përmendur, si edhe ato të ish-kapitenit të Milanit, Paolo Maldini, duke mbetur pjesë e rëndësishme e klubit edhe në moshë “të shtyrë”.
"Ryan Giggs dhe Javier Zanetti janë pika reference për karrierën time, po ashtu siç ishte edhe Paolo Maldini”.
“Po ndodh gjithnjë e më pak në ditët e sotme, por është gjë e jashtëzakonshme të qëndrosh te një klub që mund të fitojë gjithçka dhe të jesh garues edhe në të tridhjetat”, ka thënë 31-vjeçari për Fifa.com.





