Gerrard: Vërtet më ka munguar të luaj

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se atij i kishte munguar të luajë futboll derisa kishte qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit.
Gerrard u rikthye në fushë të shtunën duke shënuar në barazimin 1-1 ndaj Manchester United.

“Nuk kam kuptuar çfarë kam pasur [në duar] derisa ajo u morr nga unë për aq gjatë. Andaj jam i ngazëllyer që jam rikthyer dhe që jam në gjendje të përjetoj emocionet e ndeshjeve të mëdha sërish”.

“Kanë qenë gjashtë muaj frustrues duke shikuar djelmoshat nga tribuna dhe më shumë preferoj të jem atje duke pasur ndikim në ndeshje. Do të ishte një ditë e përkryer nëse goli im do të ishte ai i fitores, por nuk ndodhi kështu”, ka thënë Gerrard.