„Fundi i madh i jetës nuk janë njohurit, por veprat“ – Tomas Fueller





Patrioti,publicisti,rapsordi popullor Agim Gashi, lindi më 27.07.1954 në fshatin Okllap, afër Janjevës.

Ka të kryer Shkollën normale të Prishtinës, si dhe ka të shkolluar zërin për muzikë të profesori i njohur maqedonas e Terpkovi .Ishte njeri ndër këngëtaret më të taletuar të RTP-së ( nga viti 1973 deri në vitin 1990).

Është njohës i mirë i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i institutit Albanologjik në Prishtinë. Njëherit ishte nder aktivistët e zellshëm të pajtimit të gjaqeve.

Për aktivitetet e tija dhe për këngën që e këndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Në burg ishte që nga viti 1985-89, për t´u izoluar më vonë. U detyrua ta lëshoj atdheun sepse shpesh perveç torturave e detyronin edhe t´i hajë kasetat e tija.

Jeton si i merguar në një banesë të harruar diku në Gjermani. Nuk mund të kthehet në atdhe për shkak të shtëpisë së djegur.

Vepron e shkruan në vetmi.(Flori Bruqi)


ARQITEKTURË E KONSTRUKCIONIT POLIDIMENZIONAL 

ARTISTIK



Nga Hasan Qyqalla



Hasan Qyqalla
Poeti, këngëtari, veprimtari e krijuesi artistik Agim GASHI, tani më është i njohur për etnin tonë, si në trojet autoktone po ashtu edhe në mërgatën tonë të gjërë e të shpërndarë gjithandej horizonteve. 

Zëri i tij ishte dëgjuar që herët,… bile edhe atëher kur u cungua e limitizua fjala e lire. Ndryshe, në një kohë të pakohë!

 Aktiviteti i tij kombëtar në veprimtarinë e shenjtë të pajtimit të gjaqeve me rinin studentore e në krye me Profesorin e urtë Anton Çetta, ishte periudha më e mundimshme por edhe më e lavdishme e Z. Gashi.

 Bënte veprimtari sa të ngjeshur po aq të dendur sa nuk i premtonte as koha që t’i notoj ato. Andaj në shikimin e parë duken të pasistemuara dhe jokronologjike, që edhe nuk është domosdoshmëri poetike. Prandaj nuk e zbehin as përmbajtjen e as vlerat e ngjeshura.
Vëllimi më i ri poetik i autorit Gashi, fillon me një poemë të gjatë, e cila në vete ngërthen gjithë përjetimet emocionale, brengosëse të botës së brendshme të poetit. Vë në spikamë manitë sociale kombëtare siç është vëllavrasja, plagë e rëndë apo një dekubit kthyer në gangren për popullit tonë të shumëvuajtur, e që nuk ndalon mjerisht as në ditët e sotme. 

Shpalosë paragjykimet, përjetimet, vuajtjtet, … e deri sa apelon te bëhen kthesa në favor të kombëtares e ideales, që është Shqipëria natyrale. Për të arrirë në këtë pikë kulminante, duhet një rizgjim, gjegjsisht një bashkërendim i përbashkët i veprimtarisë sonë globale, pa ngjyrime ideologjike, pa dallime fetare e krahinore.
Vargjet e tij kanë vajë, gjëmë, dhëmbje, shqetësim, brengë, kushtrim,…që ngjanë me vargjet migjeniane…pastaj kalëron nëpër trojet etnike, duke rikujtuar pëllëmb për pëllëmbe.

Agim GASHI-„KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM“
Rikujton në vargje personalitete të rëndësishme të historis e lavdisë kombëtare që me mjeshtrin e artit dhe dhuntin e zërit i bart përmes telave të Sharkisë në këngë.
 Prandaj ka shtrirje talenti i Agimit në fushën e gjërë të artit, që në kritikë njihet me termin polidimenzional artistik. Krijon imazhe, situata, peizazhe të përshkruara me ngjyrime, hiperbolizime. 

Të tillat i hasim në veçanti kur i këndon vendlindjes, dashurisë, liderëve të trimërisë, urtisë, guximit e humanitetit si Gjergj Kastriotit, Enver Hadri, Anton Çettës, Nënë Terezës, Adem Jasharit, Dr. Ibrahim Rugovës duke mos i harruar as gjakun e dëshmorëve të luftës së fundit të Kosovës, të të vazhdoj së kënduari për më të dashurit që ka humbur, si Nënën, Babain, Çunin,…etj. 

Specifikë tjetër, që edhe rrallë e hasim tek autorë tjerë është, “dekorimi” edhe me sarkazmë, ironi, humor e parodi. Ndër tjerash vlen të përmendet poezia e zhanrit të tillë “Piku moll e kuqe”, me sa vijon:
“ Piku moll e kuqe-piku, Na u ba pekmeze, Po e pi rakin´-oj vash´, Por s´po shkon pa meze. Piku moll e kuqe-piku, E ra ndër qershi, Nuk po due meze vash-o, Veq dy syt e zi. Piku moll e kuqe- piku, E na ra nder ftua, As Raki s´po due vasho, Veq buzët e tua.”
Autori nuk ka përkufizime të ides estetike në shtrirje të elementeve dhe përmasave të veprës poetike. 

Arqitektura e kontrukcionit kompozicional është forma dekorative e vargjeve që komponohet herë në mënyrë indirekte, e here-herë edhe drjtpërdrejt dhe i japin shije e ngjyrim. Krejt në fund do citoja një thënje të Alfred UÇIT nga “ESTETIKA”, kur thot: “Ideja estetike nuk duhet barazuar me qëllimin e krijuesit, por me qëllimin e realizuar, të aktualizuar në vepër”.
Ja çfarë gërshetimi mjeshtëror e stilistik gjejmë në poezin:
Në natën e gjatë“
Jam i dejuar nga merzia
Katër muret më bëjnë shoqëri
Oj natë e gjatë
Si nuk dallove nga tjerat
Për një muaj, për një vit
Çdo ditë dejem
Duke pirë lotët e mi
Helm mu bë jeta
Dhe përsëri u plaka
Iku edhe një vit nga jeta ime…
Andaj për njohjen më të afërt dhe shijimin artistik të këtij vëllimi poetik mbetet që çdo lexues e pasionant i fjalës së shkruar të lexoj, mbase kujtoj është një pasuri më vete e intelektit!
Koblenz, tetor 2011
Libri mund të porositet edhe në Amazove në këtë adresë:
http://www.amazon.de/Koha-Pakoh%C3%A0-Vendit-Agim-Gashi/dp/1447813529/ref=sr_1_1?_encoding=UTF8&qid=1318196471&sr=8-1&al_rs=#al_rp