Mario Gomez kaloi në epërsi gjermanët (35’) pas asistimit të Thomas Muller. Ishte pikërisht Muller ai që në pjesën e dytë dyfishoi epërsinë (66’).
Në lojë turqit i mbajti Hakan Balta (79’), kurse rezultatin përfundimtar prej 3-1 e vuri Bastian Schweinsteiger nga penaltia katër minuta pa përfunduar takimi.
Klas Jan Huntelaar e shënoi golin e vetëm të Holandës në ndeshjen ndaj Moldavisë, ku Oranje është pritur të ngadhnjejë më thellë. Sidoqoftë tulipanët nuk ishin nën presion pasi që moti kanë siguruar kualifikimin për Euro 2012.
Mata dhe Xabi Alonso ishin golashënuesit (6’ dhe 23’) në sfidën e zhvilluar në Pragë të Çekisë ku spanjollët shënuan fitore të lehtë me rezultat 2-0.