Të martën mbrëma United është mysafir i ekipit nga Rumania, ndërsa skocezi ka thënë se e di se çfarë i duhet ekipit të tij për të fituar në dy ndeshjet e radhës (pas barazimeve ndaj Benficas dhe Baselit).
“Nuk e kisha idenë se nga ishin. Nuk e di nëse e kanë ndërruar emrin si shumë skuadra evropiane, por asnjëherë nuk kam dëgjuar për ta”.
“Tash dimë shumë dhe dimë mjaftë për ta. I kemi marrë të gjitha videot, por më e rëndësishmja është se e di që e kanë ndërruar fushën”.
“Ende është në duart tona dhe ne jemi të aftë për t’i fituar ndeshjet. Duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje, sepse kemi marrë vetëm dy pikë, derisa Benfica dhe Baseli kanë marrë nga katër”, është shprehur Sir Alex.





