Mysafirët bënë një performancë mbresëlënëse në gjysmën e parë, mirëpo një gol i shënuar pak minuta para përfundimit të pjesës së parë e mohoi gjithë atë që treguan.
Në gjysmën e dytë, Alexandre Song e gjeti për mrekulli Aaron Ramseyn, i cili i barazoi shifrat (51’).
Në vazhdim vendasit ishin më të rrezikshëm edhe pse Arsenali luante mirë, ndërsa me një goditje nga distanca, Kyle Walker i shokoi të gjithë me një gol të bukur (73’) për ta rikthyer epërsinë e Tottenhamit.
Pas fitores, Tottenham Hotspur grumbullon 12 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Arsenali me vetëm shtatë pikë të fituara pozicionohet në vendin e 15-të.





