“Dëshira ime është të drejtoj në Euro. Absolutisht. Nuk dua të flas për atë çfarë ndodh atje derisa ne të kualifikohemi, pasi ky është paragjykimi im, por unë kam një kontratë”.
“Për këtë ndeshje, kam folur me lojtarët dhe iu kam thënë,’Ju duhet të luani të fitoni ndeshjen. Ju keni nevojë të luani me të njëjtin stil që keni luajtur jashtë shtëpisë dhe të mos mendoni për barazim’”.
“Të mendojmë për barazim do të ishte gabimi më i madh që mund ta bëjmë. Të dalim në fushë për të barazuar, ju luani për të humbur kohën dhe vetëm për posedim topi. Ne kemi nevojë për pikën për t’u kualifikuar në pozitën e parë. Kjo është e rëndësishme. Por ju duhet të luani për të shënuar gola, të sulmoni, jo vetëm të mbroheni, jo vetëm të keni posedimin”, ka thënë Capello.





