Dyshja sulmuese nuk do të jetë e gatshme për ndeshjen pasi janë duke u rikuperuar nga lëndimet e lehta.
Nuk do të jetë në lojë as Willy Caballero i cili është suspenduar pasi mori karton të kuq ndaj Levantes të dielën. Pellegrini në mungesë opsionesh ka ftuar Aponon, një lojtar që nuk ka luajtur që dy muaj dhe Pol, një portier nga akademia.
Malaga është në vendin e gjashtë në La Liga me 13 pikë nga shtatë ndeshje, tri më pak se Real Madridi që është në pozitën e tretë.