Përvjetori i shkrimtarit dhe akademikut Dritëro Agolli do të festohet edhe në Akademinë e Shkencave. Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sot, në orën 9:00, në sallën “Aleks Buda” do të mbahet një takim jubilar. Ndonëse nuk ka një program të detajuar, njoftohet se në këtë veprimtari do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore të shtetit dhe të kulturës shqiptare. Miq e kolegë të tij do të flasin për jetën dhe veprën e shkrimtarit. Dritëro Agolli gjatë këtyre viteve ka qenë i shkëputur nga krijimi letrar, por aktiv me mendimin e tij.





