Agjencia për Produkte Medicinale , ende pa kryeshef ekzekutiv



Për të parin e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) janë përzgjedhur nga komisioni vlerësues Mr.ph.Shkumbin Spahiu,Mr.ph. Arbenita Pajaziti dhe  Mr.ph.Lutfi Mulaku.
Por, ky konkurs, para dy muajsh, është rishpallur në mungesë të kandidatëve adekuatë, thonë zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.
logo
Ministri i Shëndetësisë Prof.dr.Ferid Agani thotë se kjo çështje pritet të zgjidhet sa më shpejt, pasi që, sipas tij, tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.
“Pasi që nuk kam pasur kandidatë të preferuar, është rishpallur konkursi. Ministria e Administratës publike e udhëheq këtë procedurë dhe deri tani nuk kam informata se deri ku kanë arritur zhvillimet”, thotë Prof.Dr.Ferid Agani.
logo

Por, konkursi në fjalë, sipas sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Prof.dr.Ilir Tolaj, po përcillet me parregullsi. Ai thotë se paneli intervistues nuk ka arritur ujdi nëse në konkurs duhen përfshirë edhe kandidatët e anuluar nga ministri.
Jeton Shala
                              Shefi i gjertanishëm 

Jeton Shala


Jeton Shala, Pharm – Dr.
Kryeshef Ekzekutiv
Vendi i lindjes: Prishtinë
Shkollimi: Mbaroi shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, gjimnazin (shkencore)”Sami Frashëri” në Prishtinë, Fakultetin e Lartë “Associate in Arts and Sciences” në SHBA, Bachelor “Biologji dhe Shkencë”, Shkencat Farmaceutike dhe Doktoraturen e Farmacisë në SHBA.



Javën e ardhshme, shton Prof.dr.Tolaj, pritet të mbahet edhe një mbledhje, çfarë është e katërta me radhë dhe çfarë, sipas tij, flet për shumë mosmarrëveshje.
“...duhet pasur parasysh që grupe të caktuara kanë ndikim të caktuar të kundërligjshëm në sistemin shëndetësor”, thotë Tolaj.
Në panelin intervistues kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike, ajo e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe një person nga fusha akademike.
Megjithatë, Naim Zeqiri, nga zyra për informim e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thotë se çështja e përzgjedhjes së kryeshefit të AKPM-së nuk ka të bëjë me ministrinë që ai përfaqëson.
“Sekretari permanent i yni është vetëm njëri nga anëtarët e komisionit, i emëruar me vendim të kësaj ministrie. Andaj, nuk është në kompetencën tonën të japim informata që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kësaj pozite”, thotë Naim Zeqiri.

Agjencia për Produkte Medicinale funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se emrat e propozuar deri tani për të parin e AKPM-së nuk janë profesionistë të këtij lëmi. Ata thuhet se janë nxitur të konkurrojnë për pozitën në fjalë nga njerëz të caktuar politikë.

Related Posts: