Xavi: Chelsea, United, Reali dhe Barca janë favoritë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se Chelsea, Manchester Unitedi dhe Real Madridi, janë sfiduesit kryesorë të skuadrës së tij për titullin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
“Favoritët janë të zakonshmit. Chelsea do të përparojë nën drejtimin e trajnerit të ri, derisa Manchester Unitedi do të jetë i fortë dhe Real Madridi do të jetë sfidues, sepse ata janë gjithmonë në garë”.

“Pastaj jemi edhe ne. Jemi të entuziazmuar që ta bëjmë atë që s’e ka bërë askush (që kur quhet Liga e Kampionëve) dhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve dy vjet radhazi”, ka thënë spanjolli.