Me ardhjen e Fabregas kishte dyshime nëse dy mesfushorët mund të luajnë në të njëjtin ekip, por 31-vjeçari është shumë i kënaqur me mënyrën se si ata të dy bashkëveprojnë në fushë.
“Nëse ai avancon unë qëndroj më prapa dhe mbuloj për të ose e kundërta. Jam shumë i kënaqur në fushë dhe po ashtu edhe ai. Ne kemi e treguar këtë shumë herë këtë vit”, ka thënë Xavi.





