Angazhimi i Jose Mourinhos në postin e trajnerit dhe transferimet marramendëse të Los Blancos, për shumëkënd, kanë bërë që Reali ta zbusë paksa dominimin e Blaugranëve në vitet e fundit.
Ndërsa Xavi thotë se gjigantët spanjollë kanë stile të ndryshme sa i përket strategjisë së lojës.
Ai ka theksuar për Der Tagesspiegel se loja e tyre është tërësisht e ndryshme. Sipas Xavit, loja e Barcës është e bazuar në kolektivizëm, derisa Reali mundohet t’i fitojë ndeshjet duke u bazuar në individë.





