The Sun shkruan se persona nga West Hami kanë kontaktuar me Manchester Cityn pas refuzimit të sulmuesit të futet në lojë si zëvendësues në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Megjithatë City ka refuzuar lëvizjen dhe nuk është i gatshëm të bëjë asnjë marrëveshje, derisa ata po marrin këshilla legale rreth mundësive se sa mund ta dënojnë Tevezin, i cili aktualisht është i suspenduar për dy javë.
Hammers mendohet se janë të gatshëm të paguajnë një përqindje të pagës prej 250 mijë funte në javë për një huazim tre-muajsh. Kjo do të kishte bërë që argjentinasi të luajë në ligën e dytë angleze deri në janar, kur City mund të shikojë opsionet për shitjen e tij.





