Bianconerët i kanë fituar të dyja ndeshjet e para në Kampionatin italian, ndërkohë që rivalët e drejtpërdrejtë, si Milan, Inter e Roma, kanë dështuar ta bëjnë këtë.
“I kemi fituar dy ndeshjet e para, mirëpo duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë me angazhimin e madh”, ka thënë Vucinic për faqen zyrtare të klubit.
Ndeshjet e radhës në kampionatin italian zhvillohen në mesjavë, ndërsa Juventusi të mërkurën është nikoqir i Bolognas.