“Do të jetë e vështirë për Juventusin ta fitojë titullin, por jam i sigurtë se ata do të kenë sezon të mirë në stadiumin e ri. Ndoshta Juventusi do të jetë në gjendje të luftojë për Scudetto vitin e ardhshëm, por një ekip kurrë nuk duhet t’ia vë vetit kufij”.
“Milani dhe Interi janë ekipet më të forta, më pas e kemi Juventusin dhe Napolin. Ne duhet të shohim çfarë ndodh gjatë sezonit, por ekipet milaneze janë një nivel më lart se sa pjesa tjetër”, u shpreh Vialli.





