Sulmuesi spanjoll rezultoi transferim i pasuksesshëm në sezonin e kaluar, ndërsa tani duket se dalëngadalë po e rikthen formën e tij.
“Që nga dita e parë e deri më tani, secilën herë që flas me ta në rrugë, në kafe, kudo, e ndjej mbështetjen që po ma japin, prandaj është kënaqësi që të filloj të shënoj për ta”, ka deklaruar Torres.





