Blutë janë mysafirë të Los Che në stadiumin Mestalla, ndërsa ish-sulmuesi i Atletico Madridit e di se sa vështirë është që të fitohet atje.
“Është një vend shumë i vështirë për të luajtur si mysafir. Secilën herë që shkoja me Atleticon, nuk më kujtohet që ndonjëherë kam fituar atje”.
“Valencia është një nga skuadrat më të mëdha (spanjolle), por shpresoj të jetë ndryshe këtë herë”, ka thënë 27-vjeçari për faqen zyrtare të Chelseat.





