Negredo e hapi takimin me dy gola të njëpasnjëshëm (34’ dhe 37’), ndërsa Xavi Hernandez vendosi rezultatin e pjesës së parë (44’).
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), Sergio Ramos shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa dy golat e fundit i takuan sulmuesit të Barcelonës, David Villa (60’ dhe 79’).
Duke qenë se diferenca e Spanjës me përcjellësin e parë, Republikën Çeke, është e paarritshme, ‘La Roja’ siguron kualifikimin për Kampionatin Evropian të futbollit.





