Shkëlqen Dardani, por humb ekipi

Dardan BerishaTë mërkurën ka filluar Eurobasketi, Lithuania 2011 dhe pas përballjeve në ditën e parë, në ditën e dytë kemi parë disa duele interesante, ku në një prej tyre shkëlqeu një shqiptar, megjithëse ekipi i tij pësoi humbje.

Spanja u tregua solide duke mposhtur Portugalinë me 14 pikë epërsi, kurse edhe Turqia me 29 pikë epërsi shkeli Britaninë e Madhe.



Italia ka pësuar humbje historike pas katër vitesh nga Gjermania me rezultat 62-76, me gjermanët që automatikisht janë rreshtuar ndër favoritët për ta fituar këtë Eurobasket.



Megjithatë, vëmendja e opinionit tonë ishte te një lojtar – Dardan Berisha. Kosovari ka shkëlqyer për Poloninë në sfidën ndaj nikoqirëve të Lithuanisë të cilën polakët e humbën me 20 pikë epërsi. Dardani realizoi plot 10 pikë, duke qenë prej më të mirëve në ekipin e Polonisë.



Të premtën do të shohim disa duele interesante të Eurobasketit 2011, ku Polonia do të takohet me Portugalinë, kurse superderbi do të jenë sfidat mes Francës dhe Gjermanisë, ashtu sikurse ajo mes nikoqirëve të Lithuanisë dhe Turqisë.



Rezultatet e ditës së dytë të Eurobasktit 2011:



Letonia 77

Serbia 92



Portugalia 73

Spanja 87



Bosnja 94

Mali i Zi 86



Bullgaria 68

Belgjika 65



Britania 61

Turqia 90



Izraeli 68

Franca 85



Finlanda 61

Greqia 81



Gjeorgjia 58

Russia 65



Maqedonia 78

Kroacia 76



Italia 62

Gjermania 76



Polonia 77

Lithuania 97



Urkaina 64

Sllovenia 68