Schweinsteiger i lumtur dhe krenar për kualifikimin

Pas fitores prej 6-2 ndaj Austrisë, Gjermania e ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Kampionatit Evropian të futbollit- Euro 2012, ndërsa mesfushori Bastian Schweinsteiger është shprehur mjaft i lumtur për këtë.

‘Die Mannschaft’ kanë regjistruar fushatë rekorde kualifikuese duke fituar të gjitha pikët në dispozicion nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, ashtu që Gjermania bëhet përfaqësuesja e parë që siguron kualifikimin.



“E kemi përmbushur detyrën tonë dhe jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta bëjmë kaq shpejtë”.



“Tifozët më bënë krenar dhe ata panë një ndeshje e cila shfaqi futboll të jashtëzakonshëm në 40 minutat e para”, ka deklaruar mesfushori i Bayern Munichut.