Schuster: Reali nuk ka nevojë për kohë, është kështu si është

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka mohuar thëniet se ekipi spanjoll ka nevojë për më shumë kohë para se ata të arrijnë kulmin e formës.
“Ekipi i Real Madridi është kështu si është, ne këto ngritje dhe rënie. Unë jam i interesuar të di nëse ata mund të përmirësohen në ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve dhe kundër Barcelonës”.

“Pjesa tjetër mbetet e njëjta, lojtarët e rinj do të luajnë minuta të pakta. Është tmerr t’i japësh kohë një ekipi i cili ka luajtur së bashku dhe që ka nënshkruar me lojtarë të cilët do të jenë vetëm rezervë”, ka thën Schuster.

Gjermani po ashtu ka lavdëruar Xabi Alonson, të cilin e ka përshkuar lojtar i të gjitha zonave.