Schuster: Reali ka pasur mjaft kohë

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster mendon se nuk është mirë që Los Blancos të justifikohen ende me arsyetimin se kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur.
“Është vërtet qesharake kur thuhet se Reali ka nevojë për kohë, kur dihet se lojtarët janë transferuar një vit më parë. Unë dua të di nëse ata vërtet janë përmirësuar. A mund t’i menaxhojnë tani ndeshjet e mëdha ndaj Barcelonës?”.

“Pjesa tjetër është pa rëndësi, humbje kohe”, tha gjermani.