Sali Berisha,Julian Assange eshte hajdut i koheve moderne


'Ne kemi pasur një qëndrim për të. Zotëria ka bërë një vjedhje dhe kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë ndaj zotërisë i cili përmes një operacioni të paligjshëm ka hyrë në kodet e transmetimit të vendit më të fuqishëm të botës'

Në konferencën për shtyp me Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, Berisha tha sot se: “në kabllogramet e Wikileaks për Shqipërinë kam gjetur një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar.'' Kryeministri e quajti kryeredaktorin e Wikileaks, Julian Assange një Arsen Lupen të kohërave moderne. "Ne kemi pasur një qëndrim për të. Zotëria ka bërë një vjedhje dhe kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë ndaj zotërisë i cili përmes një operacioni të paligjshëm ka hyrë në kodet e transmetimit të vendit më të fuqishëm të botës”, tha Berisha.

Related Posts: