Ronaldinho ka luajtur në fitoren prej 1-0 të Brazilit ndaj Ganës, sfidë e zhvilluar kjo në Craven Cottage të Londrës.
“Unë nuk kam luajtur me ekipin më parë, por jam ndjerë mirë. Unë jam i lumtur që jam rikthyer, duke qenë pjesë e skuadrës që shënoi fitore. Tani është koha të punoj për klubin tim, sepse Lojërat Olimpike dhe Botërori po vijnë. Këta janë objektivat e mi”, potencoi Dinho.





