Jose Mourinho ndjen se skuadrës së tij i mungon një sulmues dhe ai dëshiron që të shtojë prezencën në repartin ofensiv me transferimin e Pazzinit.
Zëvëndëspresidenti i Real Madridit, Jose Angel Sanchez ishte në Itali gjatë fundjavës për ta parë Pazzinin ndaj Bolonjës. Mourinho shpreson se me një ofertë prej 12-13 milionë eurosh marrëveshja mund të mbyllet me sukses.





