“Ideja është që të ecim përpara me taktikat e njëjta, por nesër (e shtunë) mund ta ndërroj mendjen tërësisht. Unë nuk jam rob i asnjë sistemi”, ka thënë Ranieri gjatë një konferencë për shtyp para takimit ndaj Bolognas.
Ai ka paralajmëruar se Diego Milito dhe Giampaolo Pazzini do ta udhëheqin sulmin zikaltër, pasi ata përshtaten mirë me njëri-tjetrin.