Quagliarella i gatshëm për derbin

Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella, është në pritje të derbit të fundjavës në Serie A kundër Milanit.
Lideri i Kampionatit aktual pret kampionin në fuqi në Juventus Arena, ndërsa Quagliarella pret të zhvillojë një ndeshje të mirë pas rikthimit nga lëndimi që e ka mbajtur një kohë të gjatë jashtë fushe.

“Të luaja me ekipin e të rinjve ishte stërvitje e mirë për mua. Nuk e di kur do të luaj një 90 minutësh të plotë me ekipin e parë, por jam gati”.

“Gjuri nuk më shkakton më probleme dhe lëndimi është pas meje. Fizikisht jam mirë tash”, ka thënë sulmuesi për La Gazzetta dello Sport.