Të zgjedhurit e Pep Guardiolas duken të pandalshëm, sidomos pasi fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ndërsa kohë më parë fituan edhe Superkupën e Spanjës përballë rivalit të përbetuar, Real Madrid.
“Është vështirë të kopjohet mënyra e lojës së Barcelonës. Mendoj se mënyra e tyre e lojës mund të kalohet nëse skuadrat tjera adaptojnë stile të ndryshme”, ka thënë për Sky Sport Italia legjenda e dikurshme e Francës dhe Juventusit.