Nga Moises Naim
Çfarë kanë të përbashkët Muhamar Gedafi, Rubert Murdoch dhe Hugu Chavez? Vera e gjatë e 2011 do të jetë për të tre e paharrueshme. Gedafi humbi Libinë, Murdoch një nga gazetat e tij – ndoshta edhe më shumë – dhe Chavez shëndetin. Sigurisht asnjërit prej tyre nuk i shkoi më keq sesa Osama Bin Laden. Në qoftë se për një grup ekstremistësh fetarë stina e verës ishte e frikshme, për të tjerët ka qenë e mirë: ndërsa për Al-Kaeda pësoi një nga humbjet më të rënda (përtej humbjes së Bin Laden), në SHBA partia e Çajit (Tea party) korri një sërë fitoresh.
Ia doli t’i imponojë kongresit agjendën e saj radikale anti-shtet. Përfaqësuesit e saj ia dolën të ulnin në gjunjë një superfuqi me kërcënimin, se nëse kushtet e tyre nuk do të merreshin parasysh, Shteti federal do të pezullonte të gjitha pagesat, një ngjarje që do të shkaktonte një kaos në botën financiare të globit. Tani do mund të shohim nëse Tea Party do t’ia arrijë të zgjasë verën e fitoreve. Sondazhet japin – baraz me Al-kaeden – agjenda e saj nuk është e ndarë nga shumica e qytetarëve që ata besojnë se përfaqësojnë.
Grup politik që mendon të mos njohë teorinë e Darvinit dhe proceset evolutive, ose që denoncojnë maxhorancën e shkencëtarëve për çështjen e ngrohjes globale që është tashmë një realitet, natyrisht që është e papranueshme. Tash ose më vonë faktet do të dalin ën dritë, edhe pse shpesh faktet dhe realiteti vonojnë në ndikimin e tyre në ide. Sic thoshte filozofi Santayana “fanatizëm do të thotë të dyfishosh sforcon kur ke harruar se cilat ishin objektivat e tu”. Në këtë kuptim uragani Irene preku edhe politikën: edhe pse doli të ishte një uragan më i dobët seç mendohesh, megjithëse administrate publike luajti një rol të vyer në përgatitjet dhe përballim të situatës. Në momente si këto, kur ankthi i popullatës është më i madh, veprimi i qeverisë qe i vendosur dhe i prerë, efektive dhe i dukshëm. Vepruan kështu organizmat e qeverisë – federalët, shtetërorë dhe lokalë – që partia e Çajit do t’u ulë fondet në minimum. Do të jetë interesante të shikojnë sesi këto kundërthënie do të ndikojë në debatin politik amerikan, që do të fillojë të intensifikohet javën e ardhshme për të kulmuar në presidencialet e vitit 2012.
As protagonisti më i madh i këtyre zgjedhjeve, Barack Obama, nuk ka pasur një verë të qetë. Vendi i tij humbi një nga AAA- e vlerësimit të shlyerjes së Borxhit, dhe ekonomia pësoi një furtunë më e frikshme se ajo e uraganit Irene, dhe niveli i pëlqimit të Presidentit u ul në minimumet historike. Ndër të tjera presidentit Obama i është dashur të ndërpresë pushimet. Nuk ka qenë i vetmi: kryeministri Britanik David Kameroni desh të rikthehej në Angli nga pushimet në Toskana të Italisë, për t’u marrë me grabitjet dhe përleshjet në rrugët e Birmingemit dhe Londrës; dhe për arsye të tjera Bashar Al Sad nuk shkoi me pushime, sepse u mor me përgatitjet e masakrimit të popullit të tij.
Cilado nga këto ngjarje është një manifestim i trendit botëror, që efektet do të zgjasin edhe për shumë stinë të tjera: vështirësia e pajtimit të dinamikave politike që janë pjesë e demokracisë me kërkesat e një ekonomie tregu në botën e globalizuar, uria për dinjitet dhe liri që shpërthen në shoqëri që për shumë kohë kanë qenë objekt i tiranisë, dhe rritja e vazhdueshme e pasigurisë tek superfuqitë dhe fenomenet klimaterikë, sic ishte rasti i uraganit Irene, që nuk ishin prezent nga një shekull. Dhe natyrisht janë aksidentet që ndryshojnë historinë.





